Pas kaq muajve që përfliten në media për një lidhje, Aleksia ka pranuar më në fund se ajo dhe Romeo janë bashkë. E ftuar në "Glamour Zone", Aleksia tha se e do shumë Romeon, pranoi se është shumë xheloze, madje ka lënë edhe skena të shpeshta.

“E vërteta është që Romeon e dua shumë. E dua me të gjithë forcën që kam për të dashur dikë. Ai është një nga ata njerëz, që në lutjet e mia në fund të ditës, falenderoj Zotin që është në jetën time. E dua sepse më kujton babain tim, dhe për mua ai është njeriu më i mirë në botë”, u shpreh ajo.

Më tepër je ti xheloze për Romeon apo ai për ty?
Aleksia Peleshi: Unë.
Cila ka qenë skena më e madhe e xhelozisë që ke bërë?
Aleksia Peleshi: Këtë më mirë nuk po e them.


