Aleksia Peleshi, vajza e ministrit Niko Peleshi, e ftuar në emisionin "Glamour Zone", ka treguar më shumë për veten. Aleksia ka rrëfyer se ajo nuk është siç mendon publiku.

"Jam vajza e Ministrit, por nuk jam Ministre vetë", shprehet Aleksia duke treguar se ka punuar call center.

Bukuroshja tregon se ajo ka zero lekë në bankë sepse ashtu siç punon, edhe harxhon.

"Po, kam punuar, madje një nga punët e mia ka qenë në call center, disa muaj më parë. Nuk zgjati shumë, sepse tani gjeta një punë tjetër më të mirë, si menaxhere e rrjeteve sociale. Kam,fituar sa të gjitha vajzat e tjera. Jam vajza e Ministrit, por nuk jam Ministre vetë. Edhe ai Ministër ia ka nisur nga zero, kështu më pëlqen dhe mua t'ia nis", tha Aleksia.

Sa para ka Aleksia në llogarinë bankare?
Aleksia Peleshi: Për momentin zero lekë. Sepse unë punoj, por edhe harxhoj.






