Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Tetor 2021, 17:05

E fundit/ 3 viktima dhe ja sa raste të reja me Covid u shënuan gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,549 testime dhe janë konfirmuar 428 raste të reja me Koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

171 qytetarë në Tiranë, 46 në Kamëz, 30 në Fier, 17 në Durrës, 12 në Lushnje, 11 në Korçë, 10 në Shkodër, Krujë, 9 në Gjirokastër, Sarandë, Elbasan, 8 në Kukës, Lezhë, Vlorë, Kolonjë, 7 në Patos, 4 në Tropojë, Kurbin, Vorë, Gramsh, 3 në Bulqizë, Mallakastër, Dimal, Kuçovë, Libohovë, 2 në Has, Kavajë, Divjakë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Pogradec, Berat, 1 në Vau Dejës, Mirditë, Dibër, Mat,  Rroskovec, Konispol.

Janë 6,289 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, tre qytetarë: një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Tirana 74 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç.

Janë shëruar 501 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,437 që nga fillimi i epidemisë.