Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Tetor 2021, 14:02

Të shtëna me armë në ndeshje futbolli, 4 të vdekur, disa të plagosur

Gjatë një ndeshje futbolli në një prej shkollave të mesme në Alabama janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. 4 persona kanë vdekur raporton CNN dhe disa persona janë plagosur.

Pamjet kaotike po bëjnë xhiron e rrjetit. Tifozët dhe lojtarët u panë duke ikur me vrap pas të shtënave.

Policia ka konfirmuar se disa persona po marrin trajtim të specializuar dhe po punojnë për identifikimin e viktimave.

Policia nuk dha një motiv për të shtënat, por tha se dy burra ishin të përfshirë në një grindje gjatë kohës së të shtënave.