Vdekja e 4 turistëve rusë në Shqipëri është raportuar edhe në mediat e vendit të tyre. Shtypi i Moskës ka shkruar për vdekjen e bashkëshortëve Natali dhe Sergei Burenkova, 58 dhe 60 vjeç, vajzës së tyre Ekaterina 31 vjeçe dhe bashkëshortit të saj Nikita Belousov 37 vjeç.

Gazeta më e vjetër në Rusi, “Izvestia”, shkruan se Ambasada e Rusisë në Tiranë është informuar për ngjarjen, teksa priten më shumë detaje nga hetimet e policisë. Ndërsa gazeta tjetër “Trud” raporton se do të pritet autopsia për të zbuluar shkakun e saktë të vdekjes së 4 turistëve rusë.
Nuk dihet nëse viktimat kishin përdorur alkool apo lëndë narkotike, shkruan gazeta tjetër “Newsru”, pasi përdorimi i këtyre substancave është i ndaluar në dhomat e saunës.
Burimi: tvklan
