Nga Shqipëria / E Premte 15 Tetor 2021, 19:07

Jonida Vokshi zbulon rolin e saj dhe një super skenë nga seriali 'H.O.T'

Seriali i parë dhe i shumëpritur i Ermal Mamaqit, i titulluar “H.O.T” (Humans of Tirana) do të nisë transmetimin me datë 24 Tetor në Tv Klan. Një ndër aktoret e serialit është Jonida Vokshi, e cila ka zbuluar së fundmi rolin e saj. Jonida do të luajë rolin e të fejuarës së Ermalit, me emrin Amanda.

Përpos rolit të saj, Jonida ka zbuluar dhe një skenë të serialit: fejesa surprizë që ajo i bën Danit (Ermal Mamaqit). Ajo ka treguar se ndryshe nga shumë prodhime të saj, në “H.O.T” ka më shumë momente që të bëjnë për të qeshur.

“Unë interpretoj Amandën që është e fejuara e Danit, Ermal Mamaqit dhe jam shumë e lumtur për këtë. Është një femër të cilën e karakterizon sinqeriteti, por nga ana tjetër shohim një personazh që ka qejf të merret me veten, njëkohësisht vjen një familje shumë mirë ekonomikisht pasi është e bija e drejtorit të agjencisë. Ndryshe nga shumë prodhime tjera ku kam qenë pjesë, në këtë serial ka shumë momente gazmore. Ka kaq shumë sa do të thoja se çdo skenë dhe çdo moment, qeshnim gjithë kohës. Mbaj mend se fejesa surprizë që Amanda i bën Danit dhe tavolina ka qenë e mbushur me ëmbëlsira nga më të shijshmet dhe shihje aktorët apo dhe pjesën tjetër të stafit, që nuk duhet të prekeshin se skena vazhdonte xhirohej, shihje gishtat që futeshin te ëmbëlsirat nga mbrapa se na kishte marrë dhe uria, plus që nuk i rezistonim dot. Këtu e mbaj mend që kemi qeshur dhe në gjëra tjera, por nuk thuhen", është shprehur Jonida në një video të publikuar nga Ermali në Instagram.

Kujtojmë se seriali ka si producentë Ermalin dhe Dritan Huqin, ndërsa si autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjord Mezinin. “H.O.T” ka bërë bashkë emra shumë të njohur për publikun si Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjoni, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)