Nga Shqipëria / E Premte 15 Tetor 2021, 16:04

'Kërkojnë barazi gjinore, por darkën duan t'ua paguajë partneri', Dajana nxit debat me deklaratën

Dajana Shabani e nisi "D Night" me një mesazh për gratë dhe vajzat. Moderatorja e cila flet pa dorashka, tha se është në dilemë për barazinë gjinore, sepse ajo nuk është nga ato vajza që partneri t'i paguajë darkën duke treguar se është një femër e pavarur.

“Unë jam në dilemë për barazinë gjinore, sepse unë nuk jam nga ato vajza që partneri im të më paguajë darkën, apo ai duhet të jetë shtylla e shtëpisë time, por në fund unë dua barazi gjinore.

E kam pak me pikëpyetje, sigurisht që dua që femrat të jenë të pavarura e shumë të forta, por gjithashtu mendoj se burrë dhe grua ngjan më mirë. Nuk e di pse ndoshta jam me të vjetrën, ndoshta jam gabim, por ky është mendimi im”, tha Dajana duke nxitur debat me deklaratën e saj pasi jo të gjithë vajzat mendojnë kështu.