Nga Shqipëria / E Premte 15 Tetor 2021, 15:03

Ndërron jetë 21-vjeçari te spitali Infektiv

Një 21-vjeçar nga Fieri ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv mesditën e sotme. I riu ishte shtruar në këtë spital prej ditës së mërkurë me hemoglobinë të ulët dhe simptoma të rënda të COVID.

Në momentin e testimit tamponi i tij ka rezultuar negativ, por gjithsesi gjendja e tij është përkeqësuar.

Ai ishte futur në intubim dy ditë më parë, por gjendja i tij është rënduar edhe si pasojë e sëmundjes së talasemisë, duke bërë që 21-vjeçari të ndërrojë jetë. 

Burimi: abc