Nga Shqipëria / E Premte 15 Tetor 2021, 14:02

Ergi do festonte sot 27-vjetorin, Barbana rrënqeth me fjalët për të vëllain

Ergi Dini do të festonte 27 vjetorin e lindjes. Këngëtari i njohur, fitues i X Factor, u shua pas një aksidenti tragjik me motor bashkë me mikun e tij në Nëntor të vitit 2016. 

Ergi kishte një lidhje shumë të ngushtë me motrën e tij, Barbanën, e cila sot i ka bërë një dedikim rrënqethës.

“Sot është dita jote e lindjes, do bëheshe 27 vjeç! Nuk gjej dot fjalë ta shpreh se sa shumë mall kam për ty Ergi! Nuk ka moment që nuk të kam në mendje…Koha kalon, malli shtohet e fjalët pakësohen, sepse nuk kanë më vlerë… Festo me ëngjëjt, ëngjëlli im, dhimbja ime më e madhe……………..”, shkruan Barbana.

Pak muaj më parë, Barbana publikoi dhe një këngë Ergit që e kishte realizuar pak para se të ndërronte jetë.