Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot 77-vjetorin e lindjes. Me këtë rast reperi i njohur Stresi i ka bërë një dhuratë të veçantë.

Ai ka blerë një tufë me trëndafila blu dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa del nga dyqani i luleve.

"Statistikat tregojnë që në muajin Tetor kanë lindur liderët më të mëdhenj të botës, gëzuar ditëlindjen Dr. Profesor Sali Berisha", shkruan Stresi.
View this post on Instagram
Ndërsa lideri historik i Partisë Demokratike përmes një postimi në Facebook thotë se kjo ditëlindje e gjen më të motivuar se kurrë dhe në një mision të ri, jetik dhe vendimtar për fatin e selisë.

“Sot 77 vjeç! Miq, sot jam 77 herë i lumtur sepse kjo ditëlindje më gjen: Më të motivuar se kurrë në mbrojtjen e të vërtetave që unë besoj dhe në një mision të ri, jetik dhe vendimtar për fatin e Partisë Demokratike dhe demokracisë në Shqipëri! Mirënjohje të pakufishme të Gjithëfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbështetësve të mi në Shqipëri dhe kudo që janë, të cilët me besimin dhe mbështetjen e tyre bëjnë të mundur të përmbushim së bashku këtë mision! Lavdi Zotit!”, shkruante Berisha në Facebook.
