Moti i keq ka përfshirë Greqinë. Rreshje të dendura shiu shkaktuan përmbytje në shumë zona. Situata është mjaft kritike në Atika, ku janë përmbytur disa shtëpi, ndërsa shkollat janë mbyllur.

Një autobus me pasagjerë mbeti i bllokuar dhe filloi të zhytej në ujë ditën e djeshme, ndërsa pamjet e njerëzve teksa ndihmonin njëri-tjetrin për të dalë nga ujë, janë shpërndarë kudo.

Autobusi u zhyt në ujë në Poseidonos në Paleo Faliro, ndërsa udhëtarët në bord formuan një rresht dhe të kapur për dore, dolën në anë të rrugës.

Në Kifissos dhe Paraliaki është vendosur ndalimi i qarkullimit për të gjitha automjetet, ndërsa në disa zona si Elefsina, në qendër të Athinës, Kallithea, Koropi dhe zona e Renti pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

