Fifi ka filluar të shfaqë ndjenja për Granitin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, madje së fundmi kanë nisur dhe xhelozitë.

Këngëtarja është bërë xheloze për Semin dhe ka qëndruar e vetme në shtratin e saj. E përlotur, ajo i ka thënë Granitit se nuk dëshiron të bëhet pengesë përballë një mundësie mes tij dhe Semit.

“Unë e di se si e sheh ti atë dhe nuk dua të të bëj presion", është shprehur Fifi.
Nga ana tjetër, Graniti e ka mohuar deklaratën e saj. ”Nëse do kisha pëlqim për të do kisha flirtuar me të, më jep mundësinë të të tregoj që jam i vërtetë", i ka thënë ai, teksa ka shtuar se Fifi nuk duhet ta lodhë veten me të tilla mendime por të gjallërohet dhe të qeshë.




