Nga Shqipëria / E Enjte 14 Tetor 2021, 20:08

Shipes nuk i del e keqja me Mevlanin: Unë i dhashë famën

Ndonëse ka kaluar goxha kohë, Shqipja dhe Mevlani vazhdojnë të flasin në intervista për sherrin e tyre, punë parash borxh dhe akuza që nisën pas një videoklipi. Mevlani e ka quajtur gënjeshtare, duke bërë që Shqipja të reagojë ashpër.

E ftuar pasditen e sotme në "Ftesë në pesë", ish-konkurrentja ka sqaruar se kohët e fundit i ka thënë Mevlanit "jemi larë", por ai sërish e ka vazhduar këtë histori.

“Nxori një video dhe i thashë ‘hajt se jemi larë’. U mbyll. Kurse tani vazhdon e flet prapë. Po mos fol se unë do replikoj e do mbroj veten. Ai po më gjuan, po më sulmon e unë do mbrohem, s’ do e lejoj të më nxjerrë keq pa qenë unë keq. Se me thënë të drejten Bieta, s’e kam problem t’i them Mevlanit ‘po, unë të kërkova që të merrja pjesë në klip’.

S’ ka ndonjë gjë se unë kam qenë lart në atë kohë. Unë i dhashë famën, “followers”, klikimet. Boll tani! Po të më thotë njëhere faleminderit, po bën si shpirt i keq, si gjynah. Leje çfarë thotë ai lart e poshtë, është e gjitha çështje sedre nga ana ime”, është shprehur Shqipja.