
Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvija ishin pasditen e sotme të ftuar te "Rudina", ku treguan të pathënat e marrëdhënies së tyre. Duket se gjërat mes tyre shkojnë shumë mirë, por shpesh ka dhe grimca xhelozie.
Selvija pranoi se ajo bëhet më shumë xheloze, por ka mësuar ta kontrollojë disi, pasi e kupton profesionin e të shoqit.
Rudina Magjistari: Kush është më shumë xheloz për tjetrin nga ju të dy?
Shpat Kasapi: Të dy. Pak më shumë Selva, por nuk e shpreh.
Rudina Magjistari: Ti i thërret Selva shkurt?
Shpat Kasapi: Po, Selva.
Rudina Magjistari: Tingëllon bukur. Pra bëhesh ti më shumë?
Selvije Kasapi: Më shumë, por nuk e shfaq, nuk e pengoj, e ka profesionin e atillë që deshe, s’deshe.
Shpat Kasapi: Sa e mirë që është!
Rudina Magjistari: Kështu që duhet të jesh e përgatitur gjithmonë dhe ta menaxhosh xhelozinë.
Selvije Kasapi: Po, ka disa faza që del.