Nga Shqipëria / E Enjte 14 Tetor 2021, 18:06

'Më kanë kërcënuar', Iliri flet për jetën e vështirë në Sicili

Sot në “Big Brother VIP”, Iliri tregoi për fillimet e jetesës së tij në Sicili dhe vështirësitë përgjatë karrierës. Ai tha se fillimisht punonte si mësues baleti në një shkollë private, por rroga ishte tepër e ulët.

“Ma jepte rrogën si me lugë kafeje, në fund të muajit kërkoja 5 lekshat nëpër shtëpi", u shpreh Iliri.

Balerini rrëfeu se pas 4 vitesh vendosi të hiqte dorë dhe të hapte institucionin e tij, por kjo i solli një sërë kërcënimesh nga ish-pronarja dhe familja e saj.

“Më kërcënuan disa herë. I thash që unë kam ardhur për botë të lirë, por duhet të kesh kujdes sepse unë nuk kam familje këtu, ju po", tha Iliri.