Nga Shqipëria / E Enjte 14 Tetor 2021, 16:04

'Abortova binjakët', Arjola bën rrëfimin rrënqethës në BBV

Sot në Big Brother VIP Arjola rrëfeu për disa prej banorëve se ka vuajtur nga depresioni si pasojë e ndarjes nga babai i tre fëmijëve të saj. Më tej ajo tregoi se njëkohësisht me këtë periudhë të vështrë ishte edhe shtatëzënë me binjakë, të cilët si rrjedhojë e situatës vendosi që t’i abortonte.

"Shkova tek mjekja dhe i thashë që s’mund t’i lind këta fëmijë dhe të lutem mi hiq. Gënjeva dhe thashë se babai i tyre ishte dakort por për shkak të një udhëtimi pune nuk ishte prezent", rrëfeu ajo.

Arjola shtoi se kjo periudhë nuk zgjati pak, edhe gjatë shtatëzanisë së saj të katërt aktorja pranoi se ka konsumuar pafund alkool dhe cigare derisa ka tentuar të vrasë veten nëpërmjet mbidozës në ilaçe.