Nga Shqipëria / E Enjte 14 Tetor 2021, 14:02

Po udhëtonin me motor, vdes në aksident 22-vjeçari shqiptar, e dashura në gjendje të rëndë

Një 22-vjeçar shqiptar i identifikuar si Rikardo Kahuqi ka ndërruar jetë në një aksident me motor në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se ai ishte duke udhëtuar bashkë me të dashurën në momentin kur u përplasën me një kamion. I riu ndërroi jetë në vend.

Ndërkohë e dashura e tij 22-vjeçare ndodhet në rrezik për jetën në spitalin “Santa Maria”.

Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e djeshme. Policia tashmë po punon për saktësuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe shkakun e aksidentit.