Pak ditë më parë Genta Ismajli konfirmoi lajmet se është në pritje të ëmbël. Ajo publikoi në rrjete sociale një video krah partnerit, duke treguar dhe barkun e rrumbullakosur.

"Gjithçka po bëhet më e çuditshme dhe unë pyes veten se kush je, kush në jetë do të bëhesh e kujt nga ne do ti ngjasosh?", shkruante Genta.

Mbrëmjen e djeshme Genta dhe Usta kanë organizuar festën Baby Shower.

Ka qenë këngëtarja ajo e cila ndau pak pamje me ndjekësit nga ambienti i cili duket të jetë dekoruar deri në detaje.





