Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Tetor 2021, 23:11

‘I rri mbrapa Donaldit’, plasin thashethemet për Semin në ‘BBV’

Afrimiteti i Donaldit me Semin në "Big Brother VIP" ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, madje dhe atë të banorëve të shtëpisë. Së fundmi, Paloma, Arditi, Fifi dhe Iliri kanë komentuar raportin e tyre.

Sipas banorëve, marrëdhënia me Donaldin do ta penalizojë Semin. Ato shprehen se këngëtarja është gjithë kohës pas Donaldit dhe është e përqendruar vetëm te ai.

Paloma: Semi deri diku rri aty, mbyllet në atë strofullën e vet me Donaldin edhe s’…

Arditi: Ka për ta penalizuar Semin kjo marrëdhënia me Donaldin, shumë. Ka për të penalizuar se është shumë e përqendruar vetëm te Donaldi.

Paloma: Vetëm Donaldi, rri aty te strofulla e Donaldit, ku është Donaldi, mbrapa Donaldit…

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)