
Një nga vajzat më të bukura të "Big Brother", do të bëhet nënë për herë të dytë. Bëhet fjalë për Ilda Gegën, ish-banoren e edicionit të parë të "Big Brother Albania".
Lajmin e ka dhënë vetë Ilda me një postim në Instagram ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe zbulon se do të bëhet me vajzë.
"Kush e zotëron botën? Vajzat", shkruan Ilda.
Ilda jeton në sHBA ku është martuar dhe është nënë e një djali.