Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Tetor 2021, 17:05

Videoja që bëri xhiron e rrjetit/ Dafina Zeqiri reagon ashpër ndaj Albi Nakos dhe Erjona Rusit

Dafina Zeqiri ka reaguar ashpër ndaj Albi Nakos dhe Erjona Rusit, pas një videoje nga emisioni “T’ka mami yll”, që bëri xhiron e rrjetit.

Albi Nako: Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?

Vajza: Të kërcej.

Albi Nako: Sigurt?

Erjona Rusi: Domethënë do rrish pa ngrënë për të kërcyer?

Albi Nako: Jo nuk do rrijë pa ngrënë…

“Televizionet të cilët i japin rast personave si ti me pas një vend në juri dhe me i bullizu fëmijët, femrat e tjerë, është e tmerrshme! Ti ke nevojë për ndihmë! Kërkush tjetër”, ka shkruar Dafina për Albin.

Ndërkohë ajo ka reaguar dhe kundër Erjonës, teksa ka shkruar:

“Të gjithë këto hashtags dhe bullizon një fëmijë. Seriozisht e ke?”