Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Tetor 2021, 16:04

Alketa Vejziu zbulon emrat e 2 opinionistëve të 'Love Story', të tretin e zgjidhni ju

Së shpejti në ekranin e TV Klan do të rikthehet sezoni i dytë i "Love Story". Por këtë herë programi i dashurisë do vijë me disa ndryshime. Përpos që do të kemi një princ dhe një princeshë që do zgjedhin mes djemve dhe vajzave konkurrente, "Love Story" do transmetohet çdo ditë.

Pak më parë në Instagram, Alketa ka zbuluar se Jerina Lalaj dhe Robert Aliaj, do jenë opinionistë ndërsa të tretin do e zgjedhë publiku. 

Këtë sezon, “Love Story” do të zhvillohet përgjatë gjithë javës në drejtimin e Eni Shehut, të cilin do ta shoqërojnë opinionistë të ndryshëm nga shfaqja e së hënës.

"Kë do donit opinionist në Daily Love Story?", pyet Alketa ndjekësit.