Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Tetor 2021, 10:10

Mësim online? Kushi: Gati skenarët nëse situata e Covid përkeqësohet

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka raportuar në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik se është menduar për të gjitha skenarët në rast se gjendja me Covid përkeqësohet.

“Nëse gjendja me Covid përkeqësohet ne i kemi gati skenarët e mundshëm për mësim fizikisht, me alternim dhe online. Vijon trajtimi për aftësitë dixhitale të mësuesve nëse kthehemi në mësim online. Kemi bërë arritje të mëdha”, tha ministrja Kushi.

Kushi u thirr në seancë dëgjimore nga opozita për të folur për masat e marra për nisjen e vitit të ri shkollor.