Marrëdhënia mes reperit shqiptar Don Xhoni dhe modeles ruse, Ariana Li-Rey ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Gjithçka nisi kur modelja e quajtur Ariana Li-Rey, publikoi në Instagram një video në të cilën shfaqej duke dëgjuar këngën “Make a pose” të Don Xhonit e këtë të fundit e thërriste më përkëdheli “zemër”.

Më pas ajo bëri tatuazh në trupin e saj portretin e Don Xhonit me një kurorë mbreti në kokë.

Ndërsa tani modelja në postimet e fundit është shfaqur e veshur me fustan nusërie. Nuk ka munguar as komenti i Don Xhonit, i cili është mahnitur kur e ka parë nuse.

Por kaq është dashur që në media të përflitet se mund të kemi një dasmë, edhe pse dyshja të gjithën mund të jenë duke e bërë për vëmendje.









