Nga Shqipëria / E Martë 12 Tetor 2021, 19:07

'Merre tani Alvisën në telefon', Hyseni nxehet keq me Adën në takim

Puntatën e sotme në "Përputhen" po transmetohet takimi i Hysenit dhe Adës, një takim jo si gjithë të tjerët, sepse Ada e bombardoi me pyetje dhe ngacmime në lidhje me Alvisën.

Hyseni nuk ka dashur që t’i kthejë përgjigje Adës, e cila sërish ka këmbëngulur nëse ata kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Në një moment Hyseni u acarua shumë me Adën sepse ajo i vuri kusht që ai të telefononte Alvisën.

Ada: E ke numrin?

Hyseni: Jo nuk e kam.

Ada: Pse nuk e mban mend?

Hyseni: Nuk ka lidhje a e mbaj mend.

Ada: Që të më bindësh, telefono Alvisën.

Hyseni: Si ta telefonoj Alvisën, po hajde të të jap një puthje.

Ada: Jo mo ça puthje, nuk vazhdoj më.

Hyseni: Seriozisht e ka kjo?