Nga Shqipëria / E Martë 12 Tetor 2021, 16:04

Jasmina dhe Bearti kapen mat dhe kaq u desh

Jasmina është rikthyer sërish në vëmendje të mediave pas përballjes me Andin në "Përputhen Prime". Ndërsa sot brunia simpatike po komentohet për një tjetër të re. 

Jasmina është fotografuar me një ndër ish-konkurrentët më të komentuar të sezonit të kaluar të “Për’puthen”, Beartin. Ky i fundit ishte gjithashtu në vëmendje të portaleve muaj më parë për ndarjen nga Tea.

Nuk dihet çfarë i ka bashkuar Jasminën dhe Beartin, të cilët janë fotografuar së bashku në një lokal.

Kaq është dashur që të nisin dhe aludime duke qenë se dyshja nuk njihej për ndonjë miqësi me njëri-tjetrin.