Nga Shqipëria / E Martë 12 Tetor 2021, 15:03

'Të hash apo të kërcesh?'/ Rrjeti i kthehet sërish kundër Albi Nakos

Koreografi Albi Nako është vënë sërish në vëmendje të rrjeteve sociale pas puntatës më të fundit të emisionit "T'ka mami yll". Personazhe të njohur e të panjohur i janë kthyer kundër Nakos pas pyetjes që i bëri një vajze të vogël konkurrente për kërcim.

Albi Nako: Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?

Vajza: Të kërcej.

Albi Nako: Sigurtë?

Erjona Rusi: Domethënë do rrish pa ngrënë për të kërcyer?

Albi Nako: Jo nuk do rrijë pa ngrënë…

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ne forme me Aulonen (@aulonamusta)

Pas kësaj videoje që po bën xhiron e rrjetit kanë reaguar personazhe si Aulona Musta, Olti Curri, Fatma Haxhialiu, Melisa Lleshi etj

Aulona Musta shkruan: "Besoj se tashme nuk mbetur njeri pa e pare kete video dhe pa u shokuar dhe hidheruar nga ato qe jane thene ne keto 60 sekonda!!! Nje femije qe bullizohet ne nje emision. Te rritur qe nuk kane pergjegjesi per fjalet qe i thone nje femije! Te rritur qe japin mesazhin: RRI PA NGRENE nese do te behesh balerine… mesazh qe qindra femije te tjere dhe adoleshent qe ndjekin kete emision e marrin si: RRi PA NGRENE nese do te behesh modele, RRI PA NGRENE nese do te behesh miss, RRI PA NGRENE nese do te behesh, aktore, kengetare, prezantuese, etj, etj…

Rri pa ngrene! Pra semuru! Rri pa ngrene dhe vuaj me pas nga anoreksia, bulimia, ankthi, depresioni, crregullime obsesive kompulsive dhe dhjetra probleme te tjera te shendetit mendor dhe atij fizik qe shoqerojne nje marredhenie te keqe me ushqimin qe vendoset qe femije!!!

Kur do ta kuptojne njerezit e ekranit peshen qe kane fjalet e tyre? ASKUSH ne bote nuk duhet te rrije pa ngrene, sepse nuk eshte kjo qe te con ne te paturit e nje trupi te bukur! TE RRISH PA NGRENE thjesht te semure!

Patjeter qe njerezit duhet te edukohen te ushqehen shendetshem! Patjeter qe femijet duhet te mesohen te hane shendetshem! Por femijeve kurre nuk duhet t’i komentohet pamja, trupi, shendeti! Femijet (dhe te rriturit) duhet te mesohen si te vendosin nje marredhenie te shendetshme me ushqimin dhe jo SE SI TE RRINE PA NGRENE! Kjo eshte kriminale!

Mbase vajza nuk ka trupin dhe konstruktin e duhur per te qene balerine klasike (qe me sa di une ka disa parametra trupor qe duhet te plotesosh, edhe pse te rrish pa ngrene nuk eshte nje nder ta) por ajo mund te jete nje bishe e vertet ne skene ne kercim modern dhe Albi Nako duhet ta di shume mire kete gje, duke qene se gjithe jeten eshte ngacmuar dhe i eshte vene ne dukje qe s’ka patur parametrat e duhur apo peshen e duhur per te qene balerine dhe prape ka qene nje nder me te miret ne kete profesion!
TURP!"

Olti Curri shprehet: Zemra vogël ty t'ka Olti yll, mos e çaj kokën fare për ata njerëz të cilët nuk kanë bërë dot sukses me profesionin e tyre, por përpiqen të bëjnë sukses duke bullizuar. Ti do të bëhesh ajo që dëshiron në jetën tënde dhe askush nuk mund të ndërhyjë sepse kohët kanë ndryshuar dhe ti ke gjithë forcën për të ecur përpara.

Fatma Haxhialiu shkruan: "Ore po prindi femijes e degjoi? A reagoi? A u ankua? Po prinderit e tjere kane ndermarre ndonje gje konkrete qofte dhe ta bojkotojne emisionin??? Apo su vajti ne mendje, derisa u be virale kjo video????"

Melisa Lleshi shkruan: "Ja pyetjet idiote që i drejtohen një fëmije! Është thjesht një fëmi dhe ju me batuta bullizuese e vendosni në pozitë të zgjedhë midis ushqimit (diçka jetësore) dhe kërcimit (një pasion)! Turp! Kur ju silleni kështu me një fëmi, atëherë tek unë varja, mund të jepni çfarëdolloj gjykimi se qenka i pavlerë! Zemra ime ti je akoma një fëmi, shijo moshën që ke sepse ke aq shumë jetë para për të bërë me të çfarë të duash! Të ushqehesh, të kërcesh, të këndodh, të bësh çfarë të duash, të jetosh mbi të gjitha sipas mënyrës dhe dëshirës tënde! Mos lejo në asnjë moment asnjë lloj njeriu apo komenti të pavlerë që të të ndalojë ëndrrat e tua! Ti je ti dhe s'ka të dytë!"