Nga Shqipëria / E Martë 12 Tetor 2021, 01:01

Nëna 22-vjeçare mahnit rrjetin me binjaket e saj 9.5 kg secila

Alexis LaRue, 22 vjeç është nënë e dy vajzave binjake. Ajo dhe binjaket janë shumë të famshme në tik Tok dhe videot e tyre marrin miliona shikime.

Mirëpo nëna e re përveç komenteve të ëmbla, po akuzohet se po i ushqen së tepërmi binjaket e saj që tashmë peshojnë 9.5 kg secila.

Menjëherë pas lindjes Alexis nisi të postonte video të tyre në rrjetin TikTok, por disa nga komentet ishin ‘jo të sjellshme’. Disa prej komenteve thonin: “Ato janë fëmijë tetë vjeçarë” ose “Po t’i vendosësh njëra mbi tjetrën do të ishin më të gjata se ty”.

Por dy binjaket e saj të çmuara po rriten shumë shpejt, saqë kanë thuajse trefishuar peshën e tyre.

Nëna thotë se është detyruar të postojë një video duke i peshuar vajzat për të provuar se nuk po gënjen me pamjen e tyre.

“Unë vetë nuk e kuptoja se bebet e mia janë të shëndosha, deri sa nisa të lexoj komentet. Më akuzojnë shumë se i ushqej tepër, por nuk e di sesi mund të ushqehet një bebe më shumë se ç’duhet”.

Alexis peshonte vetë 49kg kur mbeti shtatzënë, por në javën e 38 të shtatzanisë ajo kishte arritur në rekordin prej 82kg.

Camila e Elena lindën në muajin mars disa minuta njëra pas tjetrës.

Alexis thotë se i fejuari i saj Leo Mejia, u lumturuan kur zbuluan për shtatzaninë.

“Në familjet tona nuk ka pasur binjakë dhe unë u shokova kur e mësova”.

“Doktori më ka thënë të mos shqetësohem për masën e tyre të madhe, thjesht ato rriten shpejt. Bebet janë gjithmonë ndryshe nga njëra-tjetra”.