Nga Shqipëria / E Hënë 11 Tetor 2021, 20:08

Ritvana largohet nga ‘Përputhen’ pas fjalëve të Arjanit: Mblidh mendjen, mos luaj…

Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Jurgeni hodhi akuza se Ritvana është takuar me Argjendin jashtë emisionit. Ritvana tha se ka qenë një festë e organizuar nga Antonela, ku e pranishme ka qenë dhe Mikela.

Opinionisti Arjan Konomi tha se Ritvana i ka përsëritur shpesh këto sjellje dhe i kërkoi të mblidhte mendjen.

“Ritvana, nuk e di tani, ti që po e bën këtë në mënyrë të përsëritur apo ndoshta të është toleruar shumë. Ndoshta unë nuk të kam folur shumë, se po të të kisha folur që takimet e para, do ishe menduar para se të bëje këto takime e këto festa. Unë këtë e kam bërë për respekt, duke thënë që je një vajzë me studime universitare, të besoj dhe atë eurodeputete që nuk ke për të qenë kurrë, se Shqipëria pas 20 vitesh do hyjë në Bashkimin Europian dhe ne nuk kemi deputet në parlamentin europian. Edhe ajo është një gënjeshtër që ke thënë. Mos luaj me gënjeshtra po mblidh mendjen dhe nëse nuk zbaton dy rregulla elementare të këtij emisioni, nuk bëhesh deputete e as euro…ça të të them unë...ministre", i tha ai.

Nga ana tjetër, Ritvana hoqi mikrofonin dhe tha se dëshironte të largohej nga emisioni.

“Unë dua të largohem nga emisioni. Që javën e parë vazhdoi problemi që u përmend kjo pjesa e punës time dhe jetesa atje. Nuk dua ta vazhdoj më”, deklaroi ajo me ton të qetë dhe e prekur.

Argjendi e kapi nga krahu duke i kërkuar të mos largohej. “Nuk ke asnjë faj”, u shpreh ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)