Nga Shqipëria / E Hënë 11 Tetor 2021, 15:03

'S'dua të prish familje, por...', moderatorja shqiptare tregon artistët që e kanë ngacmuar

Moderatorja shqiptare e emisionit "Glamour zone", Ester Bylyku ka bërë së fundmi një deklaratë të fortë. Ajo ka zbuluar se e kanë ngacmuar shumë artistë të martuar.

Emrat Ester nuk ka dashur t’i bëjë publikë, për të mos prishur familje.

“Mua më ka ndodhur (të më ngacmojnë), por i kam thënë jo. Biles në një puntatë, më pyetën që ‘emrin e cilit artist do thoje që të ka ngacmuar’ dhe i thashë ‘nuk e them se do i prishja familjen’”, rrëfeu Esteri në emisionin e saj “Glamour Zone” teksa po bisedonte me të ftuarin.