Christina Ricci është martuar me Mark Hampton. Aktorja i ka dhënë fund beqarisë vetëm pak kohë pasi konfirmoi se është shtatzënë me fëmijën e dytë.

Ricci publikoi disa fotografi nga ceremonia duke pozuar në një sfond me trëndafila krah Hampton.

Aktorja ende nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës. Ajo është edhe nënë e djali 7-vjeçar Freddie me ish-in e saj, James Heerdegen.

Dasma vjen pak më shumë se një vit pasi aktorja paraqiti kërkesën për divorc nga Heerdegen, pas shtatë vitesh martesë.




