Nga Shqipëria / E Hënë 11 Tetor 2021, 12:12

Sherri te 'Çajupi' mes 2 mësueseve, shkuan në lokal për t’u sqaruar

Nxënësit e shkollës “Andon Zako Çajupi” në Tiranë kanë parë një shaqje të shëmtuar përpara nisjes së mësimit të nisur nga mësueset e tyre. Në orën 9 të mëngjesit të sotëm në një lokal pranë gjimnazit ka nisur sherr mes 2 mësueseve të kësaj shkolle. Siç raporton gazetarja e ABC Xhensila Kodra fillimisht 2 mësueset e kanë nisur debatin me njëra-tjetrën në oborrin e shkollës dhe më pas kanë shkuar në lokalin aty pranë për t’u sqaruar.

Mësueset të ulura pranë shkollës nuk janë sqaruar madje në debat e sipër janë përfshirë dhe persona të tjerë që dyshohet se janë të afërm të tyre.

Sipas policisë të përfshirë në këtë sherr kanë qenë 6 persona. Nga lokali sherri është zhvendosur jashtë dhe të përfshirët në konflikt kanë marrë karriget në duar duke e gjuajtur njëri tjetrin kokës.

Të plagosur lehtë raportohet se kanë mbetur 4 persona, kurse një prej tyre 32 vjeç ka përfunduar në spital për ndihmë mjekësore, pasi është dëmtuar me sende të forta.

Në polici janë shoqëruar 5 persona të cilët ndodhen në komisariatin nr 4 dhe po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat. Një nga personat e shoqëruar është një polic ushtarak dhe policia dyshon se është pikërisht ky person që ka qëlluar në ajër. Në rrugën “Kongresi i Manastirit” ku u zhvillua sherri ka qenë rastësisht një polic, i cili është përpjekur të neutralizojë situatën, madje ka nxjerrë dhe pistoletën por nuk ka qëlluar.

Burimi: Abc News