Aktorja shumë e dashur për publikun Mariana Kondi e ftuar në emisionin “Fol Me Mua”, në Fax News ka fajësuar sërish ish-ministren e Kulturës Mirela Kumbaro për largimin nga Teatri Kombëtar.
Kondi tha se shpreson që do të vijë një ditë që të gjithë do të marrin atë që meritojnë sipas saj, përfshirë edhe Kumbaron. Ajo shton se ende nuk e ka idenë se përse e kanë pushuar nga puna.

“Ka shume brryla edhe ne arte, jo vetem tek ne por edhe tek arti i huaj, njerezit ketu te lodhin, ndersa jashte e kane pak me te lehte. Une nuk ndodhem me ne Teatrin Kombetar, largimi im nga puna eshte çudi edhe sot. me ka marre malli te ngjitem ne skenen e teatrit, kam mall te ngjitem ne skene. Gjithmone me ka ndjekur fati. Ata me hoqen nga puna, mua vu rolet, akoma nuk e di pse-ne? Pershendes Mirela Kumbaron. Akoma nuk e di moj moter pse me hoqen, nderkohe mua vu rolet. Do vij nje dite jo vetem per ministren por per te gjithe ata qe kane bere deme, karma is…… beautiful. Ata qe fusin miq per te me hequr mua, futeni pak ate mikun por jo deri ne largimin nga puna. Duhet te vije meritokracia edhe ne art. Ta falenderoj, jo se nuk e meriton se çka bera disa gjera qe nuk e meriton", tha Marjana.

