Nga Shqipëria / E Diel 10 Tetor 2021, 19:07

'E kam tradhtuar gruan', Ilir Shaqiri flet hapur: Nisi si lojë, por...

Prova javore e vendosur nga "Vëllai i Madh" mundësoi që banorët të tregonin për publikun aspekte tepër personale të jetës së tyre private. Ilir Shaqiri tregoi se disa vite më parë ka tradhëtuar bashkëshorten e tij, vendim i cili e rrezikoi të humbiste gjërat më të rëndësishme të jetës së tij.

"Ishte një histori që nisi si një lojë. Lozëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thash se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë", tregoi balerini.

Ai shprehu mirënjohjen për bashkëshorten e tij e cila pati 'inteligjencën dhe besimin' për t’ja falur këtë veprim. Ai gjithashtu pranoi se ajo u kujdes që vajza e tyre të mos informohej për gjithçka ndodhte në raportin e tyre në çift.

‘’Kam një grua të mrekullueshme… u tregua shumë inteligjente dhe më fali. Edhe vajza ime nuk kuptoi asgjë’’, u shpreh Iliri.