Kohët e fundit është përfolur se Genta Ismajli është shtatzënë dhe lajmet nisën nga një video në TikTok, në të cilën dallohej qartë barku i rrumbullakosur i këngëtares.

Lajmi është konfirmuar më në fund nga vetë Genta. Ajo ka publikuar në rrjete sociale videon më të ëmbël krah partnerit, duke treguar dhe barkun e rrumbullakosur.

"Gjithçka po bëhet më e çuditshme dhe unë pyes veten se kush je, kush në jetë do të bëhesh e kujt nga ne do ti ngjasosh?", ka shkruar Genta krahas videos.
Kujtojmë se “Prive” ka raportuar se këngëtarja është në pritje të binjakëve, por ajo e ka mohuar duke shkruar në njëjës për foshnjën e saj.
View this post on Instagram





