Nga Shqipëria / E Diel 10 Tetor 2021, 16:04

Me videon më të bukur, Genta Ismajli konfirmon shtatzëninë

Kohët e fundit është përfolur se Genta Ismajli është shtatzënë dhe lajmet nisën nga një video në TikTok, në të cilën dallohej qartë barku i rrumbullakosur i këngëtares. 

Lajmi është konfirmuar më në fund nga vetë Genta. Ajo ka publikuar në rrjete sociale videon më të ëmbël krah partnerit, duke treguar dhe barkun e rrumbullakosur.

"Gjithçka po bëhet më e çuditshme dhe unë pyes veten se kush je, kush në jetë do të bëhesh e kujt nga ne do ti ngjasosh?", ka shkruar Genta krahas videos.

Kujtojmë se “Prive” ka raportuar se këngëtarja është në pritje të binjakëve, por ajo e ka mohuar duke shkruar në njëjës për foshnjën e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli)