Mbrëmjen e sotme në “Përputhen Prime” vëllai i Tolës refuzoi të rregullonte marrëdhënien me motrën e tij. Ai vazhdon të jetë kundër hyrjes së saj në program. (Lexo këtu)

Teksa në studio po komentohej kjo sjellje dhe ky raport, Ada doli duke qarë nga studioja. Askush nuk e kuptoi se çfarë i ndodhi, por pasi u qetësua konkurrentja zbuloi se ka shumë kohë që nuk flet me të vëllain, i cili ndodhet larg.

“Unë akoma nuk kam komunikim me vëllain, kam shumë kohë pa e parë, e kam edhe larg. Kur Arjani e përmendi nuk po duroja dot më. Akoma nuk po duroj dot më”, tha ajo.
View this post on Instagram



