Moderatorja Dojna Mema ishte sot e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u tregua shumë e hapur rreth jetës private. Ajo foli rreth eksperiencave të saj, duke zbuluar se ka pasur tre të dashur deri më sot.

“Unë jam një ndër ato vajza që pa zgjedhjen time, vij nga lidhje shumë të gjata. Gjithmonë pasi përfundonte një lidhje thoja “ky është momenti im, që të gëzoj pak jetën me një të dashur që nuk do të jetë për gjatë” dhe përfundoja gjithmonë në lidhje shumë të gjata. Unë jam te i treti. I treti i vërteti besoj”, u shpreh Dojna.

Kujtojmë se “i treti i vërteti” është Vlashenti, me të cilin gjërat janë bërë shumë serioze. Dyshja janë bashkë prej vitesh.





