Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Tetor 2021, 16:04

Plasin thashethemet për Fifin në 'Big Brother VIP': Nuk është njeri i mirë

Në “Big Brother VIP” kanë nisur thashethemet. Beniada ka komentuar Fifin me Palomën, duke e mos i hedhur poshtë vlerat e saj si artiste, por duke e konsideruar njeri jo të mirë.

“Fifi është një artiste shumë e mirë, por unë prapë kritikoj njeriun, nuk kritikoj…Kush je ti të kritikosh karrierën time? A i di sakrificat që kam bërë? A e di që kam ngel pa bukë një javë, pa ngrënë, lart e poshtë, se nuk kisha as 20 Euro te karta? Jo. Atëherë çfarë flet? Kush je ti? Unë kam shkuar në gjithë botën, kam parë Amerikën, Spanjën…kam pasur eksperienca të mrekullueshme. Ti ku ke shkuar? Jo ti si Fifi, po ti si njeri, çfarë ke bërë? Je artiste dhe njihesh në Shqipëri, bravo. Mua më njeh dhe Italia si modele, po nuk e tregoj, nuk ka nevojë të them unë kam bërë këtë, unë kam bërë atë”, është shprehur Beniada.

E sigurt që këto fjalë nuk do priten aspak mirë nga Fifi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)