Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Tetor 2021, 16:04

Rama prezanton planin për mbrojtjen nga kriza energjetike

Kryeministri Rama ka dalë në një konferencë të posaçme për shtyp në lidhje me krizën energjetike që pritet të përjetojë vendi dhe rajoni përmes të cilës prezantoi planin e qeverisë për të gjithë shtresat e qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qeveria do të ketë në fokus të gjithë qytetarët dhe specifikisht familjet në nevojë dhe biznesin e vogël.

Konferenca e kryeministrit vjen pasi qeveria shpalli emegjencën energjetike, përmes të cilës ekzekutivi merr në duar të gjithë sistemin e prodhimit,transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike në vend.