Nga Shqipëria / E Premte 8 Tetor 2021, 21:09

Bruno puth Alvisën, Hyseni e mëson: Ja si rrëmbehet

Bruno dhe Alvisa ishin shumë të afërt në takimin e tyre dhe kjo u duk qartë në fund kur u ulën në divan dhe u përqafuan duke shijuar edhe prekje e puthje. Në një moment, Bruno nisi ta pyeste Alvisën se si i pëlqen puthjet, spontane apo me planifikim dhe ajo iu përgjigj se i dëshiron me planifikim.

Në studio, Hyseni ka ndërhyrë duke i thënë se puthja rrëmbehet, nuk kërkohet.

Bruno: Qejf kam të të deh sonte.

Alvisa: Pse?

Bruno: Të dalësh pak nga zona e komfortit. Në dashuri bie shpejt?

Alvisa: Në këtë moment është shumë e vështirë. E kam shumë të vështirë.

Bruno: Ke krijuar ndonjë ndjesi?

Alvisa: Po.

Bruno: Si ta bëj që të rritet?

Alvisa: Duke qëndruar kështu.

Bruno kishte përgatitur makarona për Alvisën, e cila ishte kujdesur që të zgjidhte gotën e verës.