Nga Shqipëria / E Premte 8 Tetor 2021, 17:05

Tea e lidhur me shokun e tij, Fatjoni i nxjerr sekretet çiftit

Ish-konkurrentja e “Për’puthen 2”, Tea Trifoni po shijon lidhjen e dashurisë me një djalë, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar, por ka treguar se ai është shok me Fationin. 

I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Fationi tregon se miqësia e përbashkët ka bërë që Tea të njihet me shokun e tij.

“Ishim bashkë, na prezantoi tavolina, ata u panë, u pëlqyen, ndërruan numrat dhe folën me njëri-tjetrin. Nuk kam ndërhyrë fare se nuk më pëlqen kjo gjë. Dhe tani nuk e di a janë bashkë, se kam dy javë pa i takuar”, tha Fationi.