Nga Shqipëria / E Premte 8 Tetor 2021, 11:11

Aksident i rëndë, humb jetën 29-vjeçarja në Pogradec

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku viktimë ka mbetur një 29-vjeçare. Sipas uniformave blu K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë dëmtime pasagjerja, Xh.H, 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq. E reja ka humbur jetën gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, për të cilin policia ka nisur procedim penal ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 07.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, strukturat e lartpërmendura, filluan procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndaj shtetasit K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, shtetasja Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, e cila gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë, ka ndërruar jetë, si edhe drejtuesi i mjetit K. G., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.