Pasi lista e ushqimeve ishte bërë, Fifi ishte shumë e pakënaqur pasi banorët nuk e kishin pyetur për ushqimet që i nevojiten. Ajo u tha se pa mish nuk jeton dot dhe duhet të vendoset me patjetër në listë dhe se gjithmonë duhet të pyeten banorët për listën.

Beniada i tha se po kapet për budalliqe, ndërsa Fifi iu kthye: “për gjumin dhe bukën ju ha”.
Ardit Çuni, i cili po merrej me listën i del në mbrojtje Beniadës duke i thënë Fifit që s’mund ta presin derisa t’i dali gjumi asaj.

