Nga Shqipëria / E Enjte 7 Tetor 2021, 16:04

Lushnjë/ I riu rreh të moshuarën dhe i merr varësen e floririt nga qafa

Një 25-vjeçar nga Lushnja ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të moshuare, të cilën më pas e ka grabitur duke i marrë nga qafa varësen e floririt. Shtetasi me iniciale P.L është vënë në pranga nga policia.

Njoftimi i policisë:

Pas marrjes së njoftimit se në afërsi të stacionit të trenit në Lushnjë i kanë marrë duke ushtruar dhunë fizike një varëse floriri që kishte në qafë shtetses Q.T., 73 vjeçe, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët falë mirëorganizimit të punës, veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur që të identifikojnë dhe të kapin në kohë rekord autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan për veprën penale “Vjedhje me dhunë” shtetasin P. L., 25 vjeç, banues në Lushnjë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale varësja që autori i vodhi me dhunë 73-vjeçares.

Burimi: "Abc News"