Ish-konkurrentja e "Përputhen +40", Gilberta Simoni ishte së fundmi e ftuar në emisionin "ABC e pasdites", ku foli për ndarjen e papritur nga Iliri.

Teksa shihte momente nga intervista e fundit me ish-partnerin, Gilberta u emocionua dhe u përlot. Ajo pranoi se ndjen mall për atë lidhje.

“Mu mbushën edhe pak sytë me lot kur e pashë, sepse të merr malli për gjërat e bukura. Të mungojnë gjërat e bukura. Ishte histori e bukur", tha Gilberta. Mirëpo, pyetjes së Ermalit nëse do të ketë një rikthim Gilberta ju përgjigj: “Jo, nuk ka dritë jeshile.”




