Futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe e shoqja Leonita, u bënë prindër për herë të pare në tetor të vitit 2019. Në jetën e tyre erdhi një vajzë të cilës i vendosën emrin e bukur Ayana.

Sot Ayana feston 2 vjetorin e lindjes dhe Graniti i ka dedikuar fjalët më të bukura.
“Urime ditëlindjen engjëlli im i bukur. Nuk mund të besoj se je bërë dy vjeçe tani. Jam shumë i bekuar që kam vajzën më të mirë, së bashku me motrën tënde që një baba mund të kërkojë. Do të jem përkrah teje përgjithmonë, të dua”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se çifti u bënë prindër për herë të dytë me datë 24 Prill të këtij viti. Leonita solli në jetë një vajzë të cilës i vendosën emrin Laneya.





