Nga Shqipëria / E Enjte 7 Tetor 2021, 10:10

Feston ditëlindjen brenda 'Big Brother VIP', banorët surprizojnë Semin (Video)

Këngëtarja e njohur Semi Jaupaj është një ndër banoret e “Big Brother VIP”. Ditën e djeshme ajo ka festuar ditëlindjen larg njerëzve të dashur, e megjithatë nuk ka munguar një surprizë nga banorët e tjerë të këtij reality show.

Të gjithë bashkë kanë organizuar një festë të vogël për Semin, të cilës i kanë kënduar dhe këngën e ditëlindjes. Këngëtarja nuk i ka mbajtur dot emocionet dhe është përlotur.

Donald Veshaj e ka përqafuar duke i thënë “Nuk duhet të mërzitesh”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)