Nga Shqipëria / E Enjte 7 Tetor 2021, 01:01

Antonela zbulon lidhjen e re me një VIP: Shumë fanatik shqiptarët

Antonela Berisha, ish-konkurrentja e Për’puthen ka treguar në "Ftesë në 5" se është në njohje me një djalë, pavarësisht se nuk e di a është ende gati apo jo.

Antonela tha se është personazh VIP, i përket botës së sportit.

“Po provoj ta njoh një djalë, por nuk e di a jam gati realisht. Nuk është i Për’puthen. Është personazh VIP, por jo i Për’puthen. Është personazh i sportit", tregoi Antonela.

“Janë shumë fanatikë shqiptarët. Unë s’jap asnjëherë shkas në lidhje për të bërë partnerin xheloz, por janë të sëmurë njerëzit. Xhelozojnë për gjëra banale. S’jam njeri posesiv unë në lidhje dhe dua që të jetë njësoj edhe për mua”, tha ish-konkurrentja.