Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Tetor 2021, 23:11

'Nuk më fryhet...', plas gallata mes VIP-ave në shtëpinë e BB

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri po njihen njëri me tjetrin teksa kanë nisur edhe “ngacmimet” e para. Banorët u munduan të organizohen në grupe për pastrimin dhe gatimin. Teksa flisnin për gatimin, Paloma u tregoi banorëve një problem që ajo kishte në gatimin e petullave.

“Unë gatuaj, por me petullat nuk di. Nuk më fryhen. E vendos brumin dhe rri e shikoj por nuk më fryhet”- tha Paloma.

Ndërkohë Donaldi këtë situatë e ktheu në humor.